Kėrko

Lufta kundėr korrupsionit me televizor

Rezultatet nuk tregojnė se EULEX-i ėshtė duke e luftuar korrupsionin nė Kosovė. Nė tė gjitha rastet ku tė dyshuarit u arrestuan me shumė zhurmė ata ose u shpallėn tė pafajshėm, ose u dėnuan me kusht. Zhurmėn gjatė arrestimeve shoqėria civile e sheh si hedhje hi syve, pėr tė mbuluar dėshtimet para opinionit

Autori: [email protected] Prishtinė, 04.10.2012, 15:20

Njė luftė e pashoqe kundėr korrupsionit, qė nga viti 2009, ėshtė nisur nga misioni mė i madh i Bashkimit Evropian pėr Sundim tė Ligjit (EULEX). Kosovarėt kanė pėrcjellur shumė raste tė shfaqura dramatikisht nė televizor me skena qė u ngjanin kategorisė sė filmave “FBI”. Kjo luftė, tani pėr tani, ka ngelur kryesisht e fokusuar nė fushatė , pėrderisa mund tė flasim pėr pak raste periferike dhe asnjė rast tė gjykuar tė nivelit tė lartė tė pushtetit. Aktualisht EULEX-i ėshtė i fokusuar nė ngritjen e njė rasti tė suksesshėm tė ish-ministrit tė transportit, Fatmir Limaj, pasi qė ai ishte detyruar qysh herėt tė tėrhiqej nga funksionet qeveritare. Pra, mos-ndėshkueshmėria e njerėzve me pushtet, princip i trashėguar nga UNMIK-u, duket se do tė vazhdojė akoma nė Kosovė.

Lufta e EULEX-it  kundėr korrupsionit ka qenė e ndarė nė dy pjesė. Fillimisht, EULEX ka qenė jashtėzakonisht i fokusuar nė krijimin e njė pėrshtypje tė fuqishme se do tė veprojė kundėr korrupsionit duke i arrestuar tė dyshuarit pėrmes aksioneve spektakulare dhe tė transmetuara nė media. Sė fundmi, ky mision ka lėnė anash kėtė metodė duke u fokusuar nė aspektin e marrėdhėnieve me publikun pėrmes reklamimit nė media tė punės dhe arritjeve tė tij nė luftė kundėr korrupsionit.

EULEX-i i ka trajtuar dhe po i trajton me ekskluzivitet disa raste tė profilit tė lartė tė korrupsionit pėr tė cilat nė shumicėn e rasteve tė akuzuarit ose janė shpallur tė pafajshėm ose janė dėnuar me kusht.

“Preportr”,  ka nxjerr dhe analizuar disa tė dhėna tė rasteve qė u janė shpallė aktgjykimet, disa prej tė cilave kanė marrė formėn e prerė. Nga tė dhėnat e nxjerra nga faqja e internetit tė EULEX-it del se ky mision i ka  shfajėsuar tė akuzuarit pėr korrupsion nė nėntė raste tė konsideruara tė profilit tė lartė, , nė nėntė raste tė tjera tė akuzuarit janė dėnuar me kusht, nė gjashtė raste tė akuzuarit i ka dėnuar me burgim qė sillet prej njė deri nė pesė vite, njė rast ėshtė kthyer nė rigjykim, pėrderisa tri raste janė duke u gjykuar. 

EULEX-i ėshtė duke i hetuar disa raste, pėr tė cilat nuk dėshiron tė flasė. Por nga rastet qė janė bėrė publike, hetimet po zhvillohen vetėm nė dy raste, kurse nė njė tjetėr rast hetimet janė ndėrprerė dhe janė ngritur 2 aktakuza.

“EULEX-i nuk ka bėrė asgjė pėr ta luftuar korrupsionin e nivelit tė lartė?” ėshtė motoja e njė fushate tė EULEX-it nė televizionet kosovare. Kjo fushatė ofron informacionin se 60 raste janė nėn hetime, 8 raste janė duke u gjykuar, janė shpallė 33 aktgjykime me 55 tė akuzuar, e 37 persona janė shpallė fajtorė.

Mirėpo nė dy prej rasteve mė tė mėdha qė misioni i BE-sė i ka pasur nė dorė, ai i ish Ministrisė tė Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe ai i ish- guvernatorit Hashim Rexhepi, akuzat kundėr tyre nė fillim ishin shumė tė rėnda pėr t’u reduktuar pastaj nė disa, e nė fund, nė rastin e Hashim Rexhepit, i akuzuari ėshtė shpallur i pafajshėm.

Ish-guvernatori Hashim Rexhepi, dyshohej se ishte aksionar i njė firme qė pėrfitonte nga kontratat e lidhura me Bankėn Qendrore. Ish-prokurori Nazmi Mustafi nė rastin e Rexhepit nė fillim pretendonte se Rexhepi e ka njė banesė nė bregdetin shqiptar dhe atė e kishte marrė si mito nga kompania e sigurimeve “Dardania”. Poashtu prokurori para ngritjes sė aktakuzės kishte akuzuar Rexhepin se ai kishte shfrytėzuar autoritetin si “kryetar” i Klubit Futbollistik tė Prishtinės tek Banka pėr Biznes pėr ta sponsorizuar kėtė klub.

Mirėpo, kėto pretendime tė Mustafit nuk janė shfaqur edhe nė aktakuzėn e ngritur ndaj Rexhepit. Nė aktakuzė nuk ka pasur banesė e as nuk ka figuruar se Rexhepi ka qenė aksionar i njė firme qė pėrfitonte nga BQK. Nė seancėn pėr konfirmim tė aktakuzės po ashtu ėshtė sqaruar se Rexhepi nuk ka qenė kryetar i Klubit Futbollistik “Prishtina”, por anėtar i bordit tė Klubit Basketbollistik “Prishtina”.

Rexhepi ishte akuzuar nga pjesėtari i komunitetit boshnjak i zgjedhur nga kryeministri i Kosovės shef i Task- Forces Kundėr Korrupsionit, Nazmi Mustafi, i cili pak muaj mė vonė pasi  kishte dėshtuar me rastin kundėr Rexhepit ėshtė arrestuar me akuzat pėr korrupsion. EULEX-i nė fillim tė hetimeve nė rastin e Ministrisė sė Transportit,  pati hedhur dyshimet ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj se  kishte keqpėrdorur 80 milionė euro, para tė buxhetit. Ky pretendim i prokurorisė sė EULEX-it i pėrmendur para 2 vitesh e gjysmė nuk ka rezultuar, me njė aktakuzė tė ngritur ndaj Limajt. Nė kėtė rast koha e hetimeve e paraparė me Kodin e Procedurės Penale ka pėrfunduar edhe pse jashta afatit njė prokuror i EULEX-it ka intervistuar Limajn nė lidhje me kėto dyshime.

EULEX-i ka bėrė edhe gabime tė tjera. Nė rastin e blerjes sė veturave pėr presidencėn e Kosovės, EULEX e kishte dėnuar Blerim Svircėn nė cilėsinė e personit zyrtar. Shkalla e dytė e kishte hedhur poshtė aktgjykimin e shkallės sė parė dhe e ka shfajėsuar tė akuzuarin pėr arsye ligjore. I akuzuari nuk ka qenė shėrbyes civil.

Shfajėsohen peshqit e mėdhenj

 Rasti mė i madh qė EULEX-i e ka pasur nė dorė ėshtė ai i Ministrisė sė Transportit dhe ish-ministrit tė saj Fatmir Limajt. Kjo ministri dhe shtėpia e Limajt qenė bastisur nė prill tė vitit 2010. Fillimisht ministri Limaj ėshtė hetuar pėr keqpėrdorimin e 80 milionė eurove. Hetimet e zhvilluara prej dy vjetėsh nuk dhanė rezultate.  
EULEX

Rasti mė i madh qė EULEX-i e ka pasur nė dorė ėshtė ai i Ministrisė sė Transportit dhe ish-ministrit tė saj Fatmir Limajt. Kjo ministri dhe shtėpia e Limajt qenė bastisur nė prill tė vitit 2010. Fillimisht ministri Limaj ėshtė hetuar pėr keqpėrdorimin e 80 milionė eurove. Hetimet e zhvilluara prej dy vjetėsh nuk dhanė rezultate.  Hetimet ndaj deputetit tė PDK-sė, Fatmir Limajt kanė pėrfunduar nė prill tė kėtij viti, por EULEX-i nė fillim tė kėtij muaji e ka ftuar atė pėrsėri nė pyetjeEULEX-i ka zgjeruar hetimet kundėr Demir Limajt dhe Endrit Shalės, qė lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrė vendim pėr nisje tė hetimeve kundėr Florim Limajt.

EULEX-i nuk i ka lėnė pa i prekur as Doganat e Aeroportin e Prishtinės. Sido qė tė jetė, nė tė dy kėto raste tė akuzuarit janė shfajėsuar. Ish-drejtori i Aeroportit, Afrim Aziri  dhe njė zyrtare e ANP-sė Vlora Ferizi, u shpallėn tė pafajshėm meqė nuk kishte dėshmi tė mjaftueshme pėr tė dėshmuar se ata  kishte pasur pėr qėllim pėrvetėsimin e pėrfitimeve materiale tė paligjshme pėr ndonjė person tjetėr, se e kishte shpėrdoruar pozitėn e tij zyrtare dhe se i kishte tejkaluar kufijtė e autorizimeve tė tija. Aziri qe arrestuar nė zyrėn e tij shumė shpejt pas deklarimit tė kryeministrit Thaēi nė vitin 2008 se do tė ketė zero tolerancė ndaj korrupsionit. Nė vend tė tij nė Aeroport qe emėruar pa asnjė konkurs njė person i afėrt me PDK-nė, Agron Mustafa.

Tė pafajshėm janė shpallė edhe drejtori i Doganave tė Kosovės, Naim Huruglica dhe Lulzim Rafuna drejtor i Zyrės ligjore.

Ish- guvernatori i Bankės Qėndrore tė Kosovės, Hashim Rexhepi qe arrestuar dramatikisht nė zyrėn e tij me pėrcjellje tė kamerave, nėn akuza tė rėnda nga ish-shefi i Task-Forces Antikorrupsion nė Prokurorinė Speciale tė Kosovės, Nazmi Mustafi, i cili pasi Rexhepi u lirua u arrestua vetė pėr dyshime pėr korrupsion. Po aktakuza e ngritur nga ky prokuror nuk e pati bindur gjyqtarin e procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė i cili e pati hedhur poshtė atė (aktakuzėn), pėr mungesė provash. Disa muaj me vonė vetė Mustafi ėshtė arrestuar nga EULEX-i. Ai ėshtė denoncuar nga Pashk Mirashi ish-likuidator i ish-Bankės Kreditore tė Prishtinės. Mustafi, sipas kallėzimit penal tė ngritur nga Pashk Mirashi, i kishte kėrkuar kėtij tė fundit qė tė bashkėpunonte nė rastin kundėr Hashim Rexhepit, por kur ky nuk kishte pranuar Mustafi i kishte thėnė se ishte nėn hetime. Pėr kėto hetime ai i kishte kėrkuar Mirashit 50 mijė euro. Njėzetmijė euro i kishte marrė. Pasi nuk kishte arritur t’i marrė tė tjerat, Mustafi kishte lėshuar urdhėr pėr arrestimin e Mirashit, tė cilit iu pat caktuar masa e arrestit shtėpiak prej njė muaji.

Mustafi qe tėrhequr vetėm kur Mirashi kishte dhėnė para tjera pėr t’iu hequr masa e arrestit shtėpiak. Mirashi e kishte kuptuar qė nuk ka asnjė bazė pėr hetime ndaj tij, prandaj pėr kėtė e kishte ngritur kallėzimin penal kundėr Mustafit. Prej disa muajsh ky i fundit po mbahet nė paraburgim. Kundėr tij  gjyqtari i procedurės paraprake tė  EULEX-it para disa ditėsh e ka konfirmuar aktakuzėn.

Rastet e Mustafit  

Super-Prokurori Mustafi, ndryshe prej prokurorėve tė tjerė ka qenė shumė i afėrt me gazetarėt. Ai nuk ka hezituar t’ua paraqesė rezultatet, gazetarėve edhe nė korridore gjykatash duke e cilėsuar punėn e tij si shumė tė frytshme kundėr korrupsionit. Por epilogu i tė gjithave rasteve qė i ka pasur Mustafi nė dorė ka treguar pėr diēka tjetėr.

Veē dėshtimit mė rastin ndaj ish-guvernatorit, Mustafi gati ka dėshtuar edhe nė njė rast tjetėr tė madh, atė tė “Fondit Haradinaj”. Nė kėtė fond sipas aktakuzės sė ngritur nga Mustafi ishin derdhur nė mėnyrė tė parregullt qindra-mijėra euro. Gjykata nė kėtė rast e kishte gjetur fajtor vetėm Jahja Llukėn dhe kishte liruar ish-drejtorin e Kasabankės, Milazim Abazin, si dhe ish-drejtorin e filiales sė kėsaj banke nė Prishtinė, Hashim Sejdiun. Lluka ėshtė dėnuar me kusht dhe me 10 mijė euro gjobė.

Bashkė me njė prokuror gjerman tė EULEX-it, Mustafi ka ngritur aktakuzė edhe pėr tė pėrfshirėt nė falimentimin e Bankės Kreditore tė Prishtinės. Nė kėtė rast janė dėnuar Zeqir Shamolli, Mehmet Nuredini, Hysen Sadiku, Bedri Humolli, Mazar Kazagiqi, Orhan Ismajli, Besim Hasani dhe Halil Gjergjizi, tė cilėt ishin anėtarė tė Bordit dhe tė menaxhmentit tė Bankės Kreditore tė Prishtinės. Kėta janė dėnuar me 26 vjet e 6 muaj burgim. Pothuajse nė tė gjitha rastet dėnimi me burgim u ėshtė shqiptuar me kusht.

Nuk e “arrin” drejtėsia

 I vetmi rast i profilit tė lartė qė ėshtė dėnuar me burgim prej tre vjetėsh ėshtė ai i ish-drejtoreshes sė PTK-sė Leme Xhema. Xhema qė i kishte “shpėrndarė” paratė e Postės pėr projekte fiktive, pasi Gjykata Supreme e vėrtetoi aktgjykimin e shkallės sė parė, u zhduk pa gjurmė. Nė kėrkim tė saj ėshtė vėnė edhe Interpoli. 
EULEX

I vetmi rast i profilit tė lartė qė ėshtė dėnuar me burgim prej tre vjetėsh ėshtė ai i ish-drejtoreshes sė PTK-sė Leme Xhema. Xhema qė i kishte “shpėrndarė” paratė e Postės pėr projekte fiktive, pasi Gjykata Supreme e vėrtetoi aktgjykimin e shkallės sė parė, u zhduk pa gjurmė. Nė kėrkim tė saj ėshtė vėnė edhe Interpoli.

Pėr kėto para nuk u dėnua vetėm Xhema. Bashkė me tė paratė e Postės i kishte keqpėrdorur shtetasi i Norvegjisė,  ish-menaxheri i kompanisė Norėay Invest, Ove Johansen. Kėtij  i ėshtė shqiptuar dėnimi me kusht prej dy vjetėsh dhe ėshtė urdhėruar tė paguajė 300 mijė euro gjobė pėr dėmin shkaktuar Postės dhe Telekomit tė Kosovės.

Kthimi prej Anglisė pėr ta marrė kreun e njėrės prej ndėrmarrjeve publike mė profitabile nė vend, Shyqri Haxhės i kushtoi me njė aktakuzė tė ngritur.  Ai po akuzohet pėr marrėveshjen pėr Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual (ORRMV) tė arritur ndėrmjet PTK-sė dhe Dardafon-it Sh.p.k dhe bartjen e mėvonshme tė licencės pėr Dardafon.net Sh.p.k nė vitin 2008 dhe 2009. Bashkė me tė po akuzohet edhe Rexhė Gjonbalaj,  Ismet Bojku, pėrfaqėsues ligjor i Dardafon, Blerim Devolli dhe Shkėlqim Devolli, dy pronarė tė kompanive private qė i pėrkasin “Devolli Group”.

PTK ėshtė pėrmendur edhe te rasti i ish-Bankės Kreditore tė Prishtinės, pasi nga falimentimi i kėsaj banke PTK ka humbur 16 milionė euro, deri me tani i janė kthyer vetėm 3 milionė.

Njė tjetėr arrestim i pėrcjellur Live nga kamerat e TV-ve kosovare ishte ai i Ilir Tolajt, ish-sekretar permanent i Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ai u nxor me pranga nė duar. Kjo gjendje e detyroi atė qė t’i lė pėrgjegjės edhe gazetarėt. Pėrveē qė vetė u akuzua pėr korrupsion, Tolaj mori me vete ish-eprorin e tij Bujar Bukoshin dhe nėntė zyrtarė tė tjerė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė.

Veē shpėrdorimit tė pozitės zyrtare, aktakuza e ngarkon Tolajn edhe me njė vepėr tjetėr penale, atė tė keqtrajtimit gjatė ushtrimit tė detyrave. Qė Tolaj nuk ishte njeri pa ndikim nė Ministrinė e Shėndetėsisė shihet nė faktin se ai edhe nga burgu e ka shfrytėzuar autoritetin e vet nė persona tė caktuar nė Ministrinė e Shėndetėsisė pėr t’i penguar hetimet. Njė vizitė nė burg pėr Tolajn nga ish-zv.ministri i Financave, Astrit Haraqija, i ishte siguruar nga ministri aktual dhe zv.kryeministri, Hajredin Kuēi. Pėrndryshe Haraqia qe dėnuar edhe nga Haga nė lidhje me ndikimin tek dėshmitarėt nė rastin Haradinaj. Kuēi iu tha gazetarėve qė ka bėrė njė telefonatė pėr kėtė vizitė, porse ka kėrkuar qė vizita tė bėhet brenda kuadrit ligjor. E kuadri ligjor gjithsesi nuk pėrfshinė telefonatat e ministrit tė Drejtėsisė pėr tė siguruar vizitat e tė akuzuarve pėr korrupsion. Janė autoritete tė veēanta qė kryejnė kėtė punė.

Kur shikohen kėto raste qė po kalojnė sot ndėrmjet gishtave tė drejtėsisė, njė rast tjetėr duket krejtėsisht paradoksal. Pėr krejt pak send ėshtė dėnuar edhe ish-kryeparlamentari Nexhat Daci. Ai kishte blerė syze e vėnė dhėmb me para tė taksapaguesve kosovarė. Kjo kishte ndodhur shumė kohė mė pėrpara, por gjykimi i ishte caktuar atij pak para zhvillimit tė fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet nacionale tė vitit 2010. Daci nuk pati hezituar ta quajė krejt kėtė proces tė motivuar politikisht, por kjo nuk i ndihmoi shumė. Ai u dėnua me njė vit e 6 muaj burgim me kusht.

Cak i EULEX-it, nė luftėn kundėr korrupsionit ėshtė edhe Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve. Prej kėsaj ministrie po gjykohen dy ish- ministra.

Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, EULEX-i ėshtė duke e zhvilluar gjykimin ndaj ish-ministrit Sllavisha Petkoviq dhe 10 tė tjerėve. Ata akuzohen se ndėrmjet 1 janarit dhe 31 dhjetorit tė vitit 2006 kanė pėrvetėsuar tė paktėn 1. 1 milion euro, mjete kėto tė buxhetit tė Kosovės.

Kjo aktakuzė e ngarkon Petkoviqin se me paratė e taksapaguesve kosovarė ka ndėrtuar njė shtėpi nė tė cilėn jeton edhe sot nė vlerė prej 95 mijė eurosh. Po me paratė e buxhetit aidyshohet tė kishte rinovuar edhe njė restorant tė quajtur “Tropikana” nė Ēagllavicė.

Prokuroria i ka ndėrprerė hetimet nė njė rast tjetėr qė lidhet me Ministrinė e Kthimit dhe Komuniteteve. Duke u hetuar pėr keqpėrdorime ka qenė sekretarja permanente e kėsaj ministrie Zana Kotorri.

Dėnime pėr veturat e zyrtarėve tė lartė

Nė tri raste tė ndara janė akuzuar persona pėr blerjen e veturave dhe goma tė veturave tė zyrtarėve tė lartė shtetėror e tė cilat nuk ishin sjellė kurrė nė Kosovė. Megjithėse gjyqėsori konstatoi se tė pėrfshirėt nė kėto raste kishin kryer veprime tė tilla, dėnimet i kanė marrė me kusht ose janė shfajėsuar.

Shefka Shasivari u shpall fajtore dhe u dėnua me njė vit burg me kusht pėr abuzim tė pozitės zyrtare. Shasivari u dėnua pasi nė vitin 2005, si pronare e njė kompanie, ka shkelur ligjin gjatė prokurimit tė njė automjeti tė blinduar pėr kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, qė asokohe ishte Nexhat Daci. Bashkė me Shasivarin u dėnuan edhe Jusuf Nikēi me tre vjet burg me kusht dhe ahmet Alishani me dy vjet me kusht.

Shefka Shasivari ėshtė dėnuar edhe njė njė rast tjetėr. Nė rastin pėr blerjen e gomave pėr automjetet e presidencės nė vitin 2004. Ajo e ndihmuar nga Suzana Bahtijari dhe Riza Kuka, ka kryer veprėn penale tė shpėrdorimit tė pozitės zyrtare dhe  pėr kėtė ėshtė dėnuar me 2 vjet burgim me kusht, kurse Suzana Bahtijari ėshtė dėnuar me 4 muaj me kusht, e Riza Kuka ėshtė dėnuar me 6 muaj burgim me kusht.

Pėr veturat e blinduara tė presidencės sė Kosovės, tė cilat nuk u sollėn kurrė nė Kosovė, Gjykata e Qarkut e Prishtinės i pati shpallur fajtor Mujė Ukaj,  Nexhat Shatrin dhe Blerim Svircėn. Megjithatė, Gjykata Supreme e Kosovės e hodhi poshtė kėtė aktgjykim duke i shpallur tė pafajshėm tre tė dėnuarit. Trupi gjykues i Gjykatės Supreme i miratoi ankesat e tė akuzuarve dhe e modifikoi aktgjykimin e Gjykatės sė Qarkut tė Prishtinės duke i shfajėsuar tė akuzuarit pėr arsye ligjore.

Shumė raste ndaj gjyqtarėve e komunarėve- pak dėnime

EULEX-i nė fushatėn e fundit tė lansuar para disa javėsh, nė mesin e tė dėnuarve pėr korrupsion ka pėrmendur edhe policė, gjyqtarė e zyrtarė komunalė. Nė vitin 2010 dhe 2011, njė sėrė gjykimesh janė zhvilluar ndaj gjyqtarėve sidomos tė Gjykatės sė Qarkut dhe asaj komunale tė Prishtinės. Nė shumicėn e rasteve qė “Preportr” i ka nxjerrė nga faqja e EULEX-it, kėta persona qė akuzoheshin pėr shpėrdorim tė detyrės, marrje tė ryshfetit dhe nxjerrje tė vendimeve gjyqėsore tė paligjshme janė dėnuar mė kusht  ose janė shpallė tė pafajshėm.

 

“Preportr”,  ka nxjerr dhe analizuar disa tė dhėna tė rasteve qė u janė shpallė aktgjykimet, disa prej tė cilave kanė marrė formėn e prerė. Nga tė dhėnat e nxjerra nga faqja e internetit tė EULEX-it del se ky mision i ka  shfajėsuar tė akuzuarit pėr korrupsion nė nėntė raste tė konsideruara tė profilit tė lartė, , nė nėntė raste tė tjera tė akuzuarit janė dėnuar me kusht, nė gjashtė raste tė akuzuarit i ka dėnuar me burgim qė sillet prej njė deri nė pesė vite, njė rast ėshtė kthyer nė rigjykim, pėrderisa tri raste janė duke u gjykuar. 

EULEX-i ėshtė duke i hetuar disa raste, pėr tė cilat nuk dėshiron tė flasė. Por nga rastet qė janė bėrė publike, hetimet po zhvillohen vetėm nė dy raste, kurse nė njė tjetėr rast hetimet janė ndėrprerė dhe janė ngritur 2 aktakuza. 

 

Shemsije Sheholli, ish gjyqtare e Gjykatės Komunale tė Prishtinės, Zahide Gjonaj, Selman Bogiqi, Ekrem Agushi nga Gjykata e Qarkut tė Prishtinės janė shpallur tė pafajshėm. Me kusht janė dėnuar Myrvete Berisha asistente ligjore nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės, Xhevat Danēa ish-prokuror i Qarkut tė Prishtinės.

Mė burgim janė dėnuar ish-gjyqtari i Gjykatės sė Qarkut tė Prishtinės Elez Hoxha, ish-gjyqtari i Gjykatės Komunale tė Klinės, Kolė Puka. I pari ėshtė dėnuar me 4 vjet burgim dhe 10 mijė euro gjobė e tjetri me 5 vjet burgim.

Rasti mė i madh kundėr gjyqtarėve ėshtė ai ndaj ish-kryetarit tė Gjykatės Komunale tė Prishtinės, Nuhi Uka, me ish-gjyqtarėt e kėsaj gjykate Olga Janiēijeviq, Sanije Muqolli, Shemsije Sheholli dhe Jehomir Milaliq, ish-gjyqatarėt e Gjykatės sė Qarkut Ekrem Agushi, Ferid Bislimi dhe Rrahman Retkoceri,  juristen e ish-ndėrmarrjes shoqėrore nė Fushė-Kosovė, KBI “Kosova Export”, Hasnije Balidemaj, si dhe avokatit Gazmend Gashi nga Prishtina, dhėndėr i Nuhi Ukės, dyshohen se janė pėrfshirė nė 15 lėndė civile qė kanė tė bėjnė me padi pronėsore kundėr Ndėrmarrjes Shoqėrore (NSH), tė cilat ishin nėn kompetencėn e Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme tė Kosovės.

Mė pak se gjyqtarėt janė hetuar apo dėnuar policėt. “Preportr”, ka gjetur nė ueb-faqen e EULEX-it dy raste, nė njėrin qė Adedin Muzliaj ish-hetues nė stacionin policor tė Pejės ėshtė dėnuar me 1,6 vjet burgim dhe rastin e tre policėve tė tjerė Bedri Januzit, Mustaf Gashit dhe Shkelzen Zogianit, rast i cili ėshtė kthyer nė rigjykim.

Nė komuna ajo qė dihet ėshtė se ėshtė ngritur n jė aktakuzė ndaj ish-kryetarit tė Komunės sė Kamenicės, Begzad Sinanit dhe po zhvillohėn hetime ndaj kryetarit tė Prizrenit Ramadan Muja. EULEX-i nėn dyshimin pėr korrupsion ka arrestuar kryetarin e Asamblesė Komunale tė Prishtinės, Sami Hamitin i cili po mbahet nė paraburgim.

Spektakle gjatė arrestimeve-pak rezultate

Puna e EULEX-it nė luftėn kundėr korrupsionit nuk e ka bindur fort shoqėrinė civile. EULEX nuk ishte shumė i mirėpritur nga qytetarėt e Kosovės kur ai po zbarkohej mė 2009 me njė bazė ligjore tė paqartė. Disa demonstrata masive qenė organizuar nė fund tė nėntorit dhe nė fillim tė dhjetorit kundėr mėnyrės si vinte EULEX. Pėr ta fituar pėrkrahjen e opinionit nė atė kohė EULEX dhe shefi i qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi, patėn premtuar se objektivat primarė tė kėtij misioni do tė jenė luftimi i korrupsionit dhe krimit tė organizuar si dhe shtrirja e mbisundimit tė ligjit nė pjesėn veriore. Duket se objektivi i parė nuk u arrit, kurse i dyti mė keq se i pari.

                  

Foto nga: Lorik Bajrami - Reklamimi i tė arriturave tė EULEX-it mbi luftėn kundėr korrupsionit tė nivelit tė lartė

Betim Musliu nga Instituti i Kosovės pėr Drejtėsi, ka thėnė se  bazuar nė tė dhėnat zyrtare, rezulton se EULEX ka shėnuar rezultate minimale nė luftimin e veprimtarive korruptive dhe tė krimit tė organizuar nė Kosovė. “Pritjet e qytetarėve tė Kosovės nga ky mision pėr sundim tė ligjit, kanė qenė tejet tė mėdha, por rezultatet e deritashme dėshmojnė pėr rezultate minimale dhe dėshtime tė njėpasnjėshme”, thotė ai.  Krejt kėto rezultate sipas Musliut dėshmojnė se prokurorėt e EULEX-it vazhdimisht janė dėshmuar si joprofesional dhe tė papėrgatitur nė kryerjen e punės sė tyre. “Nė pėrpjekje pėr tė arsyetuar dėshtimet e vazhdueshme dhe nėn presionin publik se s'ka bėrė asgjė, EULEX ka bėrė spektakle me disa arrestime tė personaliteteve tė larta politike dhe publike, por qė nė fund rezultatet ka qenė dėshtim total”, thotė ai. 

Madje edhe lansimi i fushatės sė EULEX-it qė ka pėr qėllim promovimin e punės nė luftėn kundėr korrupsionit sipas Musliut veē sa e pėrforcon edhe mė shumė bindjen se ky mision nuk e ka kryer punėn pėr tė cilėn ėshtė thirrė nė Kosovė.

“Kjo reklamė ėshtė dėshtim pėr tė mbuluar dėshtimet e punės sė EULEX-it, njėjtė sikurse dėshtimet e kaluara tė bėra pėrmes spektakleve tė arrestimeve publike”, thotė ai. 

Avokati i Popullit shqetėsohet pėr njė anė tjetėr tė krejt luftės sė EULEX-it kundėr korrupsionit. Ky institucion ka reaguar pėr mėnyrėn se si janė arrestuar personat e dyshuar duke bėrė spektakėl para medieve.

Nė mediat elektronike dhe tė shkruara janė transmetuar momente nga arrestimet, pamje tė operacioneve policore nė tė cilat shfaqen tė arrestuarit, pa u mbuluar fytyra e tyre, me duar tė lidhura dhe nė shoqėrim tė policėve. Kjo mėnyrė e arrestimeve tė individėve (nga vendi i punės, nga shtėpia etj) dhe shpėrfaqja e pamjeve tė tilla pėrmes mediave, ėshtė njė lloj linēimi publik, pa e thėnė drejtėsia fjalėn e vet”, thotė Majlindė Lulaj zėdhėnėse e Avokatit tė Popullit.

Ajo kujton se kjo gjė dėmton tė akuzuarit, tė cilėt ligjėrisht, nuk janė fajtor, pėrderisa njė gjykatė nuk jep verdiktin e fundit pėr kėtė gjė.

Komente (0)

Fyerjet dhe pėrdorimi i fjalėve banale, do tė pasoj me pėrjashtim tė menjėhershėm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat kėtu.